Lajme
Macron flet për arrestimin e themeluesit të Telegramit
Presidenti francez Emmanuel Macron mohon se arrestimi i themeluesit të aplikacionit të mesazheve Telegram Pavel Durov ishte një akt politik.
“Arrestimi i presidentit të Telegram në tokën franceze u bë si pjesë e një hetimi gjyqësor në vazhdim. Nuk është në asnjë mënyrë një vendim politik”, shtoi ai.
”I takon gjykatësve të vendosin për këtë çështje”, shkroi Macron në X, duke thënë se kishte lexuar “informacion të rremë në lidhje me rolin e Francës në këtë rast”.
Pavel Durov, themeluesi dhe shefi ekzekutiv (CEO) i aplikacionit të koduar të mesazheve Telegram, u arrestua rreth orës 20:00 të shtunën teksa zbriti nga avioni i tij privat në aeroportin Bourget në Paris.
39-vjeçari franko-rus shoqërohej nga truproja e tij dhe një grua.
Arrestimi u krye nga Xhandarmëria e Transportit Ajror (GTA). Durov, i cili ishte i listuar në FPR (Dosja e Personave të Kërkuar), sapo kishte ardhur nga Azerbajxhani.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










