E-Diaspora
Majko: Flitini fëmijëve gjuhën amtare
Gjatë takimit, ministri foli për hapat që po ndërmerren në bashkëpunim më qeverinë shqiptare dhe atë të Kosovës, për të lehtësuar qasjen ndaj librave shqip
“Flitini fëmijëve gjuhën amtare. Vetëm kështu do të mund ta përcjellim identitetin shqiptar nëpër breza”. Me këtë mesazh iu drejtua mësuesve dhe prindërve në shkollën shqipe të Ottawa-s, ministri i Shtetit për Diasporën të Shqipërisë, Pandeli Majko.
Në këtë shkollë, që nga viti 2000 gjuha shqipe është përfshirë në programin mësimor si gjuhë e tretë, pas anglishtes dhe frëngjishtes, përcjell albinfo.ch.
Mësimi i shqipes zhvillohet ditën e shtunë dhe Majko vlerësoi sakrificat dhe punën e mësuesve e prindërve për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare tek brezat e rinj.
Gjatë takimit, ministri foli për hapat që po ndërmerren në bashkëpunim më qeverinë shqiptare dhe atë të Kosovës, për të lehtësuar qasjen ndaj librave shqip.
Më pas ministri Majko mori pjesë në pritjen e organizuar në bashkinë e Ottawa-s nga Ambasada e Shqipërisë. Të pranishëm ishin ambasadori shqiptar, Ermal Mucca dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Ottawa dhe Montreali.
Në ambientet e bashkisë u shfaq edhe një ekspozitë dedikuar gruas shqiptare. Në fjalën e tij përshëndetëse, zv.kryetari i Bashkisë, Bob Monette vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare në këtë qytet dhe u shpreh i nderuar për vizitën e Majkos nga ana e tij tha se distanca dhe malli i bashkëkombësve për atdheun e bënin tepër të veçantë këtë takim.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë














