Lajme
Majlinda Kelmendi u shpall kampione e botës
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi u shpall kampione e Botës në Kampionatin Botëror që po mbahet në Chelyabinsk të Rusisë.
Kelmendi ka arritur të mbrojë titullin e fituar në vitin 2013 në Brazi dhe flamuri i Kosovës dhe himni i shtetit më të ri në Evropë është dëgjuar në Rusi, e cila është një ndër kundërshtuesit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës.
Xhudistja nga Peja e Kosovës ka mposhtur në finale Andrea Chitun nga Rumania ndërsa në xhiron e dytë kaloi pa luftë dhe kualifikua në rrethin e tretë të fazës së grupeve, pasi e mposhti venezuelasen Vanessa Cortesia.
Majlinda pa ndonjë problem kalojë pengesën kundër Vanessa Cortesia, ndërsa në rrethin e tretë i sprovoi forcat më garuesen nga Mongolia, Bundmaa Munkhbaatar, raportojnë mediat në Prishtinë.
Në luftën e dytë ajo s’kishte mëshirë ndaj mongolezes, Munkhbaatar dhe brenda një minuti arriti ta mposhtë atë.
Majlinda Kelmendi arriti të mposhtë edhe Yanet Bermoy Acostan fituar me Ipon, teksa në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror ajo u takua me Natalia Kuziutinan, xhudisten ruse me shumë eksperiencë e cila luan para publikut vendas.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore











