Lajme
Makolli uron mësuesit e diasporës për festën e 7 marsit, Ditën e mësuesit
"Falë angazhimit dhe përkushtimit tuaj ne sot mburremi me të kaluarën dhe të sotmen, si dhe ecim të sigurtë drejt së ardhmes"
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka uruar të gjithë mësimdhënësit për festën e 7 marsit, Ditën e mësuesit.
“Kjo ditë nuk shënon vetëm fillimin e mësimit të shkronjave shqipe, por mbi të gjitha simbolizon devotshmërinë, përkushtimin dhe sakrificën e mësimdhënësve shqiptarë, në veçanti të atyre që kontribuan në diasporë për mësimin plotësues në gjuhën shqipe”, thuhet në rumin e Makollit.
Ai ka thënë se gjuha është emblema njohëse e identitetit dhe kulturës së një populli. “Falë angazhimit dhe përkushtimit tuaj ne sot mburremi me të kaluarën dhe të sotmen, si dhe ecim të sigurtë drejt së ardhmes. Vepra dhe kontributi i juaj është përgjegjësi e madhe për brezat e rinjë, të cilët u rritën dhe u edukuan të jenë brez i qytetarëve të BE – së, mirëpo gjithmonë duke e bartur me mburrje identitetin e tyre kombëtar si pjesë të familjes së madhe evropiane.
Nëse para 125 viteve, me 7 mars, u hap mësonjëtorja e parë shqipe, ju mësues të nderuar, me përkushtim dhe dinjitet, e vazhduat rrugën e dijes duke e përhapur atë kudo që dëgjohej zëri i shqiptarëve. Ju i jetësuat ëndrrat e Pandeli Sotirit, Petro Nini Luarasit, Nuçi Naçit dhe Thoma Avramit.
Sot, kur në botë suksesshëm prezantohen të rinjë dhe të reja, në lëmi të ndryshme, ne sa mburremi me ta, po aq i japim të drejtë vetvetës të krenohemi se ditëm që edhe në momentet më të vështira në të cilat i kaluam si popull të investojmë në dijen e atyre që janë ardhmëria e këtij vendi”, thuhet në urim.
Në këtë ditë të shënuar, ka thënë Makolli kujtojmë me respekt të veçantë kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë brezave të mësimdhënësve të shkollës shqipe, kudo që ata vepruan duke e mbajtur të ndezur pishtarin e dijes dhe shpresës.
“Do të përkulemi gjithnjë dhe do të jemi shumë mirënjohës për kontributin e mësimdhënësve për edukim dhe zhvillim të gjithëmbarshëm të shoqërisë. Urime 7 marsi, dita që shënon përkushtimin për dije dhe sakrificat për liri dhe shtet të pavarur, festa e cila shpalos të vërtetën se historia e rrugëtimit tonë si popull nuk do të kishte kuptim pa kontributin tuaj”, thuhet në urimin e Ministrit Makollit.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











