E-Diaspora
Malaj dhe Vokrri i dorëzojnë Blatter-it letrën e Thaçit
Blatter zotohet që në konferencën e ardhshme të FIFA-s të merren masa për të avancuar pozitën ndërkombëtare të futbollit kosovar
Tema e anëtarësimit të Kosovës në FIFA ka sensibilizuar edhe nivelet më të larta të politikës kosovare. Ndërsa pranimi gjysmak që muaj më parë kjo organizatë botërore ka bërë për lejimin e pjesërishëm të ndeshjeve ndërkombëtare të përfaqësuesve kosovare ka lënë të pakënaqur të gjithë. Për të shprehur këtë pakënaqësi të kosovarëve, kryeministri i Kosovës i ka drejtuar një letër presidentit të FIFA-s. Pikërisht për t`i dorëzuar këtë letër Blatter-it, sot në selinë e FIFA-s, në Cyrih kanë ardhur kryetari i federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Bernë, Naim Malaj.
Në përmbyllje të takimit që ka zgjatur rreth pesëdhjetë minuta, kryetari i FIFA-s, Sepp Blatter ka dhënë një deklaratë për mediet shqiptare të pranishme aty. “Kam pasur kënaqësinë të pres ambasadorin e Kosovës z. Malaj të shoqëruar nga kyrterai FFK Fadil Vokrri. Ata ma kanë dorëzuar një letër të kryeministrit Thaçi ku i lutet që të rishikohet vendimi i marrë në dhjetor të vitit të kaluar ne konferencën në Tokio. Ne kemi premtuar se në konferencën e ardhshme që mbahet më 22 mars të merren masa për të ndryshuar këtë gjendje.
Sipas deklarimeve të ambasadorit Malaj dhe kryetarit të Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, dhënë për albinfo.ch, Blatter ka treguar vullnet të sinqertë për të gjetur njüe rrugëdalje nga kjo gjendje. Ata ndajnë mendimin se Blatter ka dëshmuar edhe kësaj here se është mik i Kosovës dhe personalisht qëndron në anën e të drejtës, gjegjësisht të avancimit të pozitës së Kosovës në strukturat e FIFA-s.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit












