Lajme
Mali i Zi ndalon importin e trangujve nga Shqipëria
Podgorica zyrtare ka bllokuar importin e disa produkteve bujqësor nga Shqipëria, pasi që pas analizave të bëra në tranguj, është gjetur një materie aktive e quajtur spiroxaminë
Autoritetet e Malit të Zi kanë ndaluar të mërkurën importin e disa prodhimeve bujqësore nga Shqipëria për shkak të sasisë së madhe të pesticideve të cilat janë gjetur në disa prej produkteve të prodhuara në Shqipëri.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Malit të Zi, është bllokuar importi i një sasie të konsiderueshme të trangujve, që është importuar nga Shqipëria.
“Shkak për këtë bllokim është bërë se në një kilogram tranguj (kastravec) është gjetur një materie aktive e quajtur spiroxamin me një sasi prej 0,094 mg për kg, që e kalon normën e përcaktuar nga legjislacioni i BE-së”, thuhet në një raport publikuar nga “BW”.
Ministria e Bujqësisë e Malit të Zi, siç thuhet, e ka nxjerrë këtë vendim pas analizave të bëra nga laboratorët e specializuar të kësaj ministrie, të cilët kanë konstatuar se në tranguj ka një nivel të lartë të pesticideve.
Ky vendim erdhi pasi në Mal të Zi është vënë në zbatim programi i monitorimit të ndotësve dhe pesticideve në ushqimin bimor dhe shtazor për vitin 2013. Autoritetet kompetente në Tiranë kanë thënë se janë duke i hetuar të gjitha verifikimet rreth Spiroxaminës.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













