Lajme
Malmstrom ua zbeh kosovarëve shpresat për liberalizim
Komisionerja evropiane për çështje të brendshme, Cecilia Malmstrom ka shpresat se thënë se kosovarëve u duhet ende shumë punë deri te liberalizmi i vizave
Cecile Malmstrom, komisionere evropiane për çështje të brendshme „jep vulën“ e fundit në vlerësimin nëse Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim. Ajo u është përgjigjur deputetëve të Parlamentit Evropian, Tanja Fajon dhe Ulrike Lunacek lidhur me gjasat për liberalizim duke thënë se liberalizimi mund të ndodhë vetëm në atë moment kur autoritetet kosovare i plotësojnë të gjitha kushtet që janë të përcaktuara në udhërrëfyes.
Dy eurodeputetet, Lunacek dhe Fajon, kanë kërkuar muajin e kaluar nga Komisioni Evropian përshpejtim të procedurës dhe dhënie të rekomandimit për heqje të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës gjatë këtij viti. Sidoqoftë, Cesilia Malmstrom në përgjigjen e saj tërheq vërejtjen se procesi i vizave bazohet në merita e jo, siç shprehet ajo, në afate e korniza kohore, transmeton televizioni publik i Kosovës.
“Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë i qartë në lidhje me këtë dhe asnjëherë nuk kemi dhënë shpresa të kota. Kosova duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet që dalin nga udhërrëfyesi dhe duhet të demonstrojë se në momentin kur të hiqen vizat, nuk do ekzistojë më rreziku nga migrimi apo ndonjë rrezik që ka të bëjë me siguri”, thotë Cecilia Malmstrom në letrën e dërguar në Parlamentin Evropian. “Vetëm kur të ndodhin këto, Komisioni Evropian do rekomandojë heqjen e vizave për Kosovën”, porosit ajo.
Ulrike Luncek dhe Tanja Fajon, të cilave iu drejtohet Malmstrom me letrën, e cilësuan përgjigjen e Komisionit Evropian si tejet dekurajuese.
Raportuesja për viza në Parlamentin Evropian, Fajon deklaroi së është e dëshpëruar me përmbajtjen e letrës dhe me mungesën e përkushtimit ndaj afateve që mund të shërbenin si kornizë për heqje të vizave, transmeton koha.net.
“Pavarësisht kësaj, ne do vazhdojmë të insistojmë se duhet hequr vizat për qytetarët e Kosovës”, deklaroi Fajon.
Ulrike Lunacek – raportuese për Kosovën në PE pranon se ka pritur përgjigje më inkurajuese pasi që sipas saj, populli i Kosovës meriton të ketë të drejtën e lëvizjes. Lunacek i bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të përmbushin të gjitha kushtet që dalin nga udhërrëfyesi, në mënyrë që të argumentohet edhe më fuqishëm kërkesa për heqje të regjimit të vizave.
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër













