Shkurt.ch
Mamitë duan “t`i përzënë” mjekët nga salla e lindjes
Në peticionin e nënshkruar nga më shumë se 16.000 veta, të dorëzuar sot në Bernë, kërkohet nga kantonet, që lindjet në spitale të udhëhiqen nga mamitë
Mamitë e Zvicrës përmes një peticioni kërkojnë t`i „përzënë“ mjekët nga sallat e lindjes. Këtë peticion e kanë iniciuar mamitë e spitalit të lindjeve në Bernë në muajin maj. Nga ajo kohë ai është nënshkruar nga 16.000 veta, burra e gra. Peticioni, të cilin e kanë përkrahur edhe 13 seksione të lindjes në spitale të ndryshme i është dorëzuar sot në Bernë kryetarit të konferencës së drejtorëve kantonalë të shëndetësisë, Carlo Conti.
Në tekst, nënshkruesit kërkojnë nga kantonet, që lindjet në spitale të udhëhiqen nga mamitë. Po ashtu mamitë duhet të bëjnë përkujdesjen profesionale të grave që lindin dhe të marrin edhe përgjegjësinë për udhëheqjen në planin organizativ.
Me këtë rast, mamitë kanë parasysh lindjet në kushte normale, pa komplikime shëndetësore të rrezikshme. Sipas nevojës, ato do t`i përfshijnë edhe mjekët në proces. Në praktikën aktuale mjekët se mjeket i drejtojne operacionet e lindjes së fëmijëve në spitalet zvicerane. Në këtë mënyrë, lindja nga një proces natyral është shndërruar në një “gjendje që duhet trajtuar nga medicina”
Ajo që synojnë mamitë me peticion është po ashtu edhe nxitja e lindjeve të natyrshme.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












