Lajme
Maqedoni, as në mot s’ka regjistrim të popullsisë
Qeveria e Maqedonisë ka bërë të ditur se edhe gjatë vitit të ardhshëm nuk do të ketë regjistrim të popullsisë dhe se për këtë nuk janë ndarë mjete në buxhetin e vitit 2014
Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski është i vetmi në Evropë, që nuk e “di’ se sa popull përfaqëson, pasi që ka më shumë se 12 vjet që në këtë shtet nuk është mbajtur regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare. Dy vjet më radhë, për shkak të ndërskamcave etnike, regjistrimi ka dështuar.
Sipas medieve në Shkup, përveç Maqedonisë është edhe Somalia që nuk ka mbajtur regjistrim të popullsisë. Pra shteti i Maqedonisë krahasohet me shtetin afrikan sa i pëket statistikave demografike.
Bosnjë dhe Hercegovina ishte shteti i tretë pa regjistrim popullsie, mirëpo ky proces u përmbyll gjatë ditëve të fundit në këtë ish-republikë jugosllave, raporton INA.
Qeveria e Maqedonisë ka bërë të ditur se edhe gjatë vitit të ardhshëm nuk do të ketë regjistrim të popullsisë dhe se për këtë nuk janë ndarë mjete në buxhetin e vitit 2014.
Partitë e opozitës kanë shprehur kritika të ashpra pasi që vendi ka ngelur pa regjistrim të popullsisë, që është një tregues strategjik dhe i rëndësishëm për të gjitha zhvillimet dhe proceset e përllogaritjeve dhe planifikimeve shtetërore.
Në Maqedoni regjistrimi i rregullt duhej të mbahej në prill të vitit 2011, por për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ky proces u shty për vitin 2012. Mirëpo edhe në këtë periudhë të caktuar ky proces rezultoi i dështuar, për shkak të metodologjisë së procesit të regjistrimit, midis shqiptarëve dhe maqedonasve.
Shqiptarët vazhdojnë të mbajnë pretendimet se numri i tyre është më i madh se sa përqindja zyrtare prej rreth 26 për qind të regjistrimit të vitit 2002. Shqiptarët të cilët ishin diskriminuar edhe me marrjen e nënshtetësisë maqedonase, pretendojnë se janë më shumë se 30 për qind në Maqedoni.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











