Lajme
Maqedoni, brenda një viti u shuan 5 mijë biznese
Rreth 5 mijë kompani të vogla dhe të mesme mbyllen në Maqedoni si pasojë e mos mbështetjes nga shteti
Për mungesë të mbështetjes institucionale, më shumë se 5 mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme të sapokrijuara janë shuar në Republikën e Maqedonisë. Këto shifra konsiderohen shqetësuese për ekspertët e ekonomisë, të cilët kërkojnë që shteti t’i subvencionojë këtë biznese për të vazhduar veprimtarinë.
Veland Ramadani është doktor i shkencave ekonomike. Ai propozon zgjidhje konkrete dhe masa sistemore për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme.
Edhe Vanço Uzunov, ekonomist dhe hulumtues i politikave industriale thotë se Maqedonia shënon rënie të produktivitetit të punës.
Krahas shkaqeve tjera, kjo ndodh edhe për shkak të subvencionimit të vendeve të punës, gjë që sipas tij, i bën njerëzit pasivë dhe pa ambicie për të pasur kualifikime më të mira, njofton Tv 21.
“Thelbi i përmirësimit të konkurrencës dhe produktivitetit ekonomik nënkupton kualifikime më të mira, siç i kërkon tregu. Kjo nënkupton edhe angazhim në shërbimet prodhuese që do të kishin komponentë më të madhe të vlerës së shtuar, me çka do të kishim edhe prodhime eksportuese të Maqedonisë. Kjo është strategjia dalëse e Maqedonisë, që nuk u efektuua në dekadën e fundit”, u shpreh Uzunov.
Sipas këtij të fundit, në Maqedoni nevojiten ndryshime rrënjësore të master-planit sipas të cilit udhëhiqet politika industriale dhe ekonomike e jo siç tha intervenime kozmetike dhe huamarrje e vazhdueshme.
Maqedonia në vitet fundit ka bërë një ngritje mjaft impresive në listat botërore sa i përket krijimit të lehtësirave në ngritjn e bizneseve, gjegjësisht investimeve nga jashtë. Derisa investitorët e huaj kryesor në këtë shtet janë nga Greqia, Turqia, Serbia e Shqipëria, ndërsa numri më i vogël i investitorëve, mbetën ata nga Kosova
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla













