Lajme
Maqedoni: Deputeti i diasporës evropiane nga Zvicra?
Në prag të zgjedhjeve në Maqedoni partitë shqiptare sipas analizave do të synojnë që njëri nga tre deputetët e diasporës të jetë shqiptar.
Vëzhguesit por edhe subjektet politike thonë se gjasat janë më të mëdha që ky të jetë deputeti që do të vijë nga Evropa.
Shtypi në Maqedoni, por edhe vetë subjektet shqiptare pranojnë se një nga ‘betejat’ më të mëdha për këtë deputet do të zhvillohet në Zvicër.
Sipas analizave të subjekteve politike por edhe përfaqësuesve diplomatik të Maqedonisë presupozohet se në Zvicër jetojnë mes 40-60 mijë shqiptarë shtetas të Maqedonisë.
Çështja është se si ata të nxiten që të dalin të votojnë.
Ligji i ri zgjedhor që u votua para pak javësh për herë të parë i jep mundësi që edhe diaspora e Maqedonisë të zgjedhë përfaqësuesit e saj. Janë parashikuar tre deputetë nga tre kontinente, Evropa, Amerika dhe Australia. Por Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve ende nuk ka dhënë informata të detajuara se si do të organizohet ky proces.
Ajo që sugjerohet është që një herë votuesit të regjistrohen se duan të votojnë, me çka do të fillojë krijimi i të ashtuquajturave lista votimi. E më pas do të duhet të përcaktohen edhe vend votimet. Po shikohen mundësitë e hapjes edhe të vend votimeve në më shumë qytete, për veç ambasadave ose konsullatave por kjo do të varet edhe nga interesi i shprehur.
Për momentin përfaqësues të disa subjekteve politike shqiptare thanë për albinfo, se fokusi është tek informimi sa më i mirë i qytetarëve për procesin e votimit.
Asnjë nga partitë nuk bën të ditur se kush mund të jenë kandidatët për deputetët nga diaspora, por nuk fshihet mundësia që sa i përket atyre nga Evropa, të jenë nga radhët e shqiptarëve që jetojnë në Zvicër.
Pritet që emrat e kandidatëve të publikohen kur do të shpallen edhe listat e kandidatëve për deputetë në Maqedoni.
Partitë thonë se po punohet edhe me diasporën në kontinentin amerikan, kurse nuk shprehet ndonjë interes i theksuar për Australinë.
Subjektet politike thonë se komunikimet po i zhvillojnë me përfaqësues të shoqatave të shqiptarëve atje. Këto takime pritet të intensifikohen me fillimin zyrtarisht në fushatës në fillim të muajit maj.
Deri më tani në Maqedoni kanë ardhur përfaqësues të diasporës amerikane të cilët zhvilluan takime me thuajse gjithë partitë politike.
Zgjedhjet në Maqedoni do të zhvillohen më 5 qershor, në të cilat për herë të parë në to do të votojnë edhe përfaqësues të diasporës që kanë shtetësi të Maqedonisë.
Zgjedhje e tre deputetëve të diasporës sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të kushtojë 1.1 milion euro nga rreth 6.5 milion euro sa do të kushtojë gjithë procesi zgjedhor.
Kosto e lartë vazhdimisht ka ngritur dilemat nëse këto zgjedhje ishin të nevojshme, por tashmë bëhet fjalë për një normë ligjore e cila duhet të zbatohet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern











