Lajme
Maqedoni, lufta e maqedonasve për mbështetjen e shqiptarëve
Lufte e ashpër mes dy partive maqedonase, VMRO dhe LSDM për të fituar mbështetjen e shqiptareve. Të dy partitë premtojnë trajtim të barabartë si për shqiptarët ashtu edhe për maqedonasit
Dy partitë maqedonase që luftojnë për kreun e qeverisë, VMRO DPMNE e ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe LSDM e liderit opozitar, Zoran Zaev, po luftojnë ashpër për të marrë mbështetjen e shqiptarëve, që përbëjnë një të tretën e trungut në Maqedoni. Të dy liderët po premtojnë trajtim të barabartë për të dy komunitetet.
Ish-kryeministri deklaroi se ne qeverinë e tij shqiptaret janë trajtuar si të barabartë dhe nuk ka patur diferencime.
“Te gjithë janë bijtë dhe bijat e Maqedonisë. Ne nuk duhet t’i ndajmë dhe të krijojmë urrejtje. Nuk duhet të krijojmë gjakmarrje mes nesh, pasi ndajmë të njëjtin fat dhe të njëjta probleme. Për gati dy vjet opozita dhe Zaev kanë tentuar ta mbajnë peng vendin, por tani ka ardhur koha të ecim përpara”, tha Gruevski.
I menjëhershëm ishte reagimi i kreut të opozitës, i cili deklaroi se Gruevski ka vite që qeverisë duke gënjyer, jo vetëm maqedonasit, por edhe shqiptarët.
“Nëse Maqedonia është në këtë gjendje, me procesin e integrimit të bllokuar dhe ne këtë krize të thelle ekonomike, e gjitha është për fajin e qeverisjes së Gruevskit. Ai gjithçka e ka ndërtuar mbi gënjeshtrën. Ka një dekadë që gënjen maqedonasit, por edhe shqiptarët. Në qeverinë tonë, të gjithë do të trajtohen si të barabartë”, tha Zaev, citon Vizion Plus.
Ky i fundit, edhe para se të filloj fushata zgjedhore për zgjedhjet e 11 dhjetorit, ka premtuar zyrtarizmin e gjuhës shqipe në gjithë Maqedoninë. Madje në partinë e tij janë edhe disa intelektualë shqiptarë.
Në anën tjetër, qeveria e ish kryeministrit Gruevski i ka injoruar dhe diskriminuar shqiptarët. Madje në përgjimet telefonike që janë publikuar nga opozita, njerëzit më të afërt të Gruevskit, shqiptarët i kanë quajtur “indianci”.
Kur mbetën edhe me pak se 2 javë nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, VMRO-DPMNE udhëheq në sondazhet paraprake, ndërsa në radhët e partive shqiptare në avantazh është BDI.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?











