Maqedonia
Maqedonia blen gaz nga Serbia
Bëhet e ditur se Maqedonia do të blejë gaz natyror nga Serbia për prodhimin e energjisë termike dhe të energjisë elektrike. Me këtë patjetër do të anashkalohet “Makpetrol” dhe blerja e gazit natyror nga “Gazprom”, tha Këshilltari për energji i kryeministrit, Viktor Andonovm, përcjell albinfo.ch.
Qeveria maqedonase dje miratoi 18 milionë euro për funksionimin likuid të kompanive dhe furnizimin e vazhdueshëm me energji termike për konsumatorët e Qytetit të Shkupit.
“Ne do të paguajmë Serbinë dhe gazi do të sillet përmes lidhjes me Bullgarinë. Një pjesë është për termocentralet për energji termike, një pjesë do të jetë për SH.A. TE-TO për prodhimin e energjisë elektrike”, tha Andonov.
Ai shtoi se me “Makpetrol” si tregtar nuk është arritur marrëveshje për shkak se çmimi i ofruar nga “Gazprom” ka qenë jashtëzakonisht i lartë.
“Çmimi përmes “Makeptrol” është mbi 2000, pra deri në 2500 euro për metër kub normal. Me atë çmim, çmimi për një megavat orë energji elektrike do të jetë më tej nga 400-600 euro, dhe një çmim fitimprurës për të mbijetuar industrinë është 200 euro. Nëse do të jepnim një çmim për atë që u ofrua, ne nuk do ta ndihmonim industrinë në atë mënyrë. Do të kishte reflektuar në llogaritë e qytetarëve dhe në buxhet”, theksoi Andonov.
Ai shtoi se marrëveshja me palën serbe është në proces të marrëveshjes për sasitë e gazit me çmim të pranueshëm, me çka nuk do të ketë rritje të reja të çmimeve dhe barrë në buxhet.
“Bisedimet po shkojnë në drejtim të sigurimit të një çmimi të përballueshëm”, përfundon ai.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet klasa e re e mësimit të gjuhës shqipe në Schwabach Zgjerimi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe vazhdon në Bavari... -
Gjenevë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin trashëgiminë shqiptare në skenën e Universitetit të Kulturave në Gjenevë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil
Jeta në Zvicër
-
Gjykata e Usterit jep 11 vjet burg për vrasjen e 28-vjeçarit me thikë në Zvicër 11 vjet burg për vrasjen e 28-vjeçarit në Uster, çështja në apel... -
Revista gjermane shpall 10 qytetet e vjetra më të bukura të Zvicrës -
Pesë aksidente zinxhir në autostradat A1 dhe A13 në St. Gallen, ka të lënduar -
Swissmint: Këtu lind frangu zviceran -
ETH Zürich investon në softuer të ri kundër plagjiaturës













