Lajme
Maqedonia e Veriut siguron 800 mijë doza të vaksinës anti-Covid
Maqedonia e Veriut ka arritur marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e 800 mijë vaksinave kundër COVID-19.
Por fillimisht, RMV do të ketë mundësi të marrë vetëm 6 mijë vaksina dhe këto pritet të mbërrijnë në muajin shkurt.
Euronews Albania raporton se, marrëveshja është pritur me një dëshpërim të lartë nga qytetarët pasi sasia e parë përmban shumë pak doza, ku do të kenë mundësi të vaksinohen vetëm 3 mijë persona, përcjell Albinfo.ch.
Të parët që do të vaksinohen janë punonjësit e shëndetësisë, prej të cilëve 70% janë shprehur të gatshëm për t’u vaksinuar.
Maqedonia e Veriut planifikon që deri në fund të vitit 2021 të ketë vaksinuar 1.2 milionë qytetarë.
Përveç blerjes së 800 mijë dozave tek Pfizer, RMV pret 800 mijë vaksina përmes sistemit COVAX.
Marrëveshja e arritur me Pfizer nuk është bërë publike për shkak se kompania ka kërkuar nga qeveria e RMV të mbetet sekret
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











