Lajme
Maqedonia mbetet pa ambasadorë në Bernë dhe Gjenevë
Për rreth tre vjet Maqedonia nuk ka përfaqësues në misionin e saj në OKB me seli në Gjenevë, ku më herët thuhej se do të emërohet Hajrulla Misini. Ndërsa ambasadori në Bernë, Ekrem Ebibi, si duket ka mbetur peng i përplasjeve mes partisë shqiptare në pushtet dhe presidentit Ivanov.
Vazhdon të mbetet e paqartë rasti i ambasadorit në Bernë, Ekrem Ebibi, për të cilin nga partia e BDI-së e Ali Ahmetit të paktën konfirmojnë se do të shkojë në Zvicër dhe emri i tij nuk vihet në pikëpyetje.
Por, as nga Qeveria e Maqedonisë dhe as nga BDI-ja nuk dinë se ku ka ngecur kjo çështje, raporton gazeta Koha e Shkupit.
Në Qeveri thonë se për këtë rast kanë përfunduar punën e tyre me miratimin e vendimit, ndërsa për më tej thonë se u mbetet institucioneve të tjera. Si fazë përfundimtare është miratimi që ai duhet të marrë nga presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov.
Jozyrtarisht, disa media në gjuhën maqedonase, duke u thirrur në burime brenda BDI-së, thonë se nisja e Ebibit ka mbetur peng i mosmarrëveshjeve mes presidentit Ivanov dhe BDI-së, pasi kjo e fundit nuk e njeh atë. Si pasojë, thuhet se Ivanov ka kushtëzuar akreditimin e ambasadorit me njohjen e tij si president nga ana e BDI-së. Por, edhe për këtë skenar përfliten disa variante.
Madje, media të shumta maqedonase raportojnë se me gjasë Ivanov nuk do ta nënshkruajë vendimin për Ebibin, andaj BDI nuk ka lejuar të dërgohet emri i tij në Presidencë.
Sipas këtyre mediave, Ivanov ka kushtëzuar edhe nënshkrimin e ambasadorëve të tjerë, ndërsa burime të gazetës KOHA thonë se disa nga këto emra as nuk janë zgjedhur se kush do të jenë. Nga kabineti i presidentit Ivanov po ashtu nuk dhanë përgjigje nëse emri i Ekrem Ebibit është dërguar për miratim ose jo dhe përse eventualisht mund të jetë zvarritur.
Dy ambasadat, të cilat kanë mbetur të zbrazta dhe nuk dihen ende as emrat e ambasadorëve të mundshëm, janë ajo në misionin e përhershëm në OKB me seli në Gjenevë dhe ambasada në Sarajevë.
Rasti i Gjenevës është më i shumëpërfoluri në opinion, pasi për tre vjet radhazi procedura mbetet në pikën zero. Më herët, për këtë post përmendej emri i ish-deputetit Hajrulla Misimi, për të cilin thuhet se nuk ka dhënë pëlqim kryeministri Gruevski. Por nga atëherë nuk ka asnjë veprim drejt fillimit të procedurës për zgjedhjen e këtij ambasadori.
“Nuk kemi ndonjë propozim nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila është kompetente për të sjellë propozim që Qeveria të njëjtin ta shqyrtojë”, është përgjigjja e vetme, të cilën disa herë radhazi e ka dhënë Qeveria.
Por, për këtë rast, një informatë të prerë dhe zyrtare nuk ka ende as nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe as nga BDI-ja, prej ku vetëm jozyrtarisht thonë se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim organet partiake.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore











