Lajme
Maqedonia ndalon importin individual të veturave të vjetra
Importimi i veturave të përdoruara nga shtetet e BE-së për qytetarët e Maqedonisë më nuk do të mund të bëhet tash e tutje individualisht.
Ministria e Ekonomisë e këtij shteti ka përgatitur propozim-ligjin i cili do të shqyrtohen në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Qeverisë, ku parashihet që importi i veturave të përdoruar nga jashtë mund të bëhet vetëm nëse keni të regjistruar kompani për shitblerjen e veturave.
Ndryshimi i Ligjit për importimit e veturave të vjetra, i cili është në fuqi nga viti 2009, sipas Ministrisë ka për qëllim vendosjen e kornizës ligjore me të cilën nuk do të lejohet konkurrenca jolojale.
“Praktika e deritanishme ka treguar se importimi i veturave të përdorura nga jashtë, përveç se nga firmat e regjistruara për importimin e veturave të përdorura është bërë edhe nga qytetarë individual. Një numër i madh i qytetarëve të cilët për nevoja personale kanë importuar veturat të përdorura nga jashtë më pas të njëjtat i kanë shitur dhe më këtë kanë krijuar konkurrencë jolojale ndaj firmave të cilat kanë të regjistruar veprimtari për importin e veturave të përdorura nga jashtë”, thonë zyrtarë nga Ministria e Ekonomisë, raportojnë mediat në Shkup, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais Sistemit të internetit Starlink të Elon Musk i është dhënë leje lokale për të hapur një... -
Zgjerimi hekurudhor i BE-së duke anashkaluar Zvicrën -
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026













