Lajme
Maqedonia përballë valës së re të refugjatëve
E përditshmja gjermane "Die Welt" pyet se a mund ta luajë rolin e gardianit të Shengenit Maqedonia, që ndodhet në krizë të thellë politike dhe me korrupsion masiv?
Shteti i Maqedonisë konsiderohet tepër i brishtë për të luajtur rolin e gardianit të refugjatëve afro-aziatikë që ia mësyjnë Bashkimit Evropian. Ky shtet, sipas gazetës gjermane Die Welt, ballafaqohet me problemet e mëdha të brendshme përfshirë edhe zgjedhjet e reja, dhe nuk mund të përballet me një valë të re refugjatësh.
Siç thuhet në artikullin e kësaj gazete, gjithë mediet ndërkombëtare i kanë drejtuar sytë kah Maqedonia, pasi tema e refugjatëve është aktualizuar ndjeshëm, sidomos pas dështimit të Greqisë në brigjet lindore turke. Tani Maqedonia pritet të marrë rolin e saj mbrojtës ndaj zonës Shengen.
Por, kjo e përditshme gjermane, pyet se a mund ta luajë këtë rol, Maqedonia që ndodhet në krizë të thellë politike dhe me korrupsion masiv?
Në kufirin Maqedoni-Greqi krahas problemeve të shumta me refugjatët u shfaq edhe protesta e taksistëve, që bllokuan disa orë hekurudhën me pretekstin se qeveria i ka ndaluar të transportojnë refugjatët. Një refugjat paguan 25 euro për të udhëtuar nga Gjevgjelia në Tabanovcë, ndërsa një qytetar nga Maqedonia paguan vetëm 5 euro, transmeton INA.
Refugjatët tani e dinë se Austria, Suedia dhe Gjermania këtë vit do pranojnë vetëm një numër të vogël të tyre dhe kërkojnë që të arrijnë përpara plotësimit të këtyre normave.
Maqedonia në anën tjetër është e gatshme të pranojë ndihma nga vendet evropiane dhe t’u jap kërkesën e njohjes së azilit vetëm aq refugjatëve, që do pranohen nga shtetet perëndimore.
Këtë e konfirmoi edhe ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikola Popovski, për Die Welt am Sonntag.
Por, Maqedonia thuhet se ka probleme tjera të brendshme – mbajtjen ezgjedhjeve të parakohshme dhe pastrimin e listës zgjedhore. “Në listën zgjedhore janë persona që nuk ekzistojnë fare” thotë analisti politik, Arsim Zekolli. “Me këto kushte prej tani dihet qartazi fituesi. Pushteti i ri do jetë nga të vjetrit”, konsideron ai.
Nën presionin e video-incizimeve kryeministri Nikola Gruevski dha dorëheqje nga posti i tij në mes të janarit. Ai akuzohet për korrupsion masiv gjatë projektit Shkupi 2014, që e ktheu qendrën e kryeqytetit si një art të Disneylandit. Aty afër janë ndërtuar edhe Shtëpia e Bardhë, por shtyllat janë të ndërtuara nga styropori.
Ndryshe, në vitet e fundit nga Maqedonia janë larguar 400 mijë banorë, por këtë nuk e konstaton askush, pasi regjistrimi i popullatës nuk është kryer nga vitit 2001, konsideron Die Welt. Ekonomia ka stagnuar, ndërsa borxhi publik ka arritur në 60 për qind, të gjitha këto nuk përmendet pasi të gjitha kanalet e rëndësishme televizive janë megafonë të klikës qeveritare, thuhet më tej në artikull.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












