Lajme
Maqedonia po voton, 7500 vëzhgues po e monitorojnë procesin
Zgjedhjet në Maqedoni po i vëzhgojnë 7.585 vëzhgues vendas, 667 vëzhgues të huaj dhe 75 gazetarë të huaj
Që nga ora 7 e mëngjesit, në gjithë Maqedoninë ka filluar procesi i votimit, në zgjedhjet e 9-ta parlamentare, që kësaj here konsiderohen të parakohshme. Sipas informatave zyrtare, me kohë janë hapur të gjitha vendvotimet (3480) dhe është shpërndarë materiali “senzitiv”.
Në zgjedhje marrin pjesë 11 subjekte politike: 6 parti dhe 5 koalicione me 58 lista për deputetë me 1092 kandidatë. Zgjedhjet do të mbahen në 3.480 qendra votimi në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoni dhe në 46 qendra votimi në njësinë e shtatë zgjedhore që e përfshin diasporën.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.78 milion qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore. Të drejtën e votimit mund ta realizojnë me letërnjoftim ose pasaportë.
Këto zgjedhe konsiderohen jetike për të ardhmen evropiane të Maqedonisë, ndërsa mbahen në periudhën me delikate, kur në këtë Republikë ish Jugosllave ka stagnuar gjithë procesi integrues dhe ekonomik. Zgjedhjet vijnë pas një skandali përgjimesh që e ka përfshirë ish qeverinë e kaluar.
Por, vetëm tri orë pas procesit zgjedhor, janë regjistruar disa parregullsi nga asociacioni qytetar “Most”. Darko Alekson, drejtor ekzekutiv i këtij asociacioni njoftoi se vëzhguesit në teren kanë njoftuar se dy vendvotime janë hapur me vonesë, ndërsa për dy votues është raportuar se e kanë fotografuar votën e tyre.
Zgjedhjet në Maqedoni po i vëzhgojnë 7.585 vëzhgues vendas, 667 vëzhgues të huaj dhe 75 gazetarë të huaj. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet janë akredituar edhe 354 përkthyes.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












