Sport
Maratona në Tiranë, morën pjesë 2500 vrapues
Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Atletikës, më shumë se 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës kanë marrë pjesë në Maratonën e Tiranës, e cila ndahet në 3 kategori: 21 km; 10 km dhe “We too”, gara për persona me aftësi ndryshe. Nisja e maratonës u bë nga sheshi “Nënë Tereza” dhe përshkoi disa rrugë të Tiranës.
Fituesit e Maratonës së Tiranës janë: për kategorinë 21 km vendin e parë e fitoi Luiza Gega, në 10 km, çmimi i parë i takoi Edwin Cheruiyot Melly. Ndërsa për kategorinë “We too”, çmimi i parë –Bledar Suxhai, i dytë- Erblin Karaj, e vendi i tretë për Adem Demushin. Në këtë garë ka marr pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në kategorinë 10 km, po ashtu edhe shumë personalitete të tjera të politikës, artit dhe sportit, përcjell albinfo.ch.
Në fjalën e tij përpara nisjes së maratonës, kryebashkiaku Veliaj e konsideroi maratonën një ngjarje fantastike për kryeqytetin. “Ka qenë një përgatitje fantastike. Shpresoj të dalë më mirë se vjet, megjithatë dua që gjithashtu t’u japim një duartrokitje atyre që s’janë këtu, por janë 660 vullnetarë, janë 400 policë, janë plot zjarrfikës, shërbimet emergjente, plot pastrues dhe mirëmbajtës që kanë bërë një punë fantastike”, deklaroi Veliaj.
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 Projektbuxheti për vitin 2026 tani parashikon të ardhura totale prej afërsisht 90.4 miliardë frangash zvicerane... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar












