Shkurt.ch
Marina italiane shpëton mijëra refugjatë nga Afrika
"Bashkësia ndërkombëtare nuk guxon të sillet sikur shpëtimi i refugjatëve në brigjet e Evropës është punë që i takon vetëm Italisë"
Anijet e Marinës Ushtarake të Italisë kanë shpëtuar brenda pak orëve në natën në mes të të martës dhe të mërkurës duke i marrë në afërsi të bregdetit italian rreth 1500 emigrantë ilegalë. Ata po vinin nga Afrika me disa barka refugjatësh drejt Evropës.
Një ditë më parë, të mërkurën marina italiane kishte shpëtuar po ashtu 1049 refugjatë afrikanë që ishin duke lundruar në afërsi të brigjeve të Sicilisë.
Duke iu referuar këtij fluksi të madh të refugjatëve, ministri i brendshëm i Italisë Angelino Alfabno ka thënë për mediet italiane se gjendja sa u përket refugjatëve po bëhet gjithnjë më akute.
Për këtë arsye ai i ka apeluar BE-së që të marrë më shumë përgjegjësi në angazhimin kundër migracionit ilegal. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare nuk guxon të sillet sikur shpëtimi i refugjatëve në brigjet e Evropës është punë që i takon vetëm Italisë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












