Kosova
Marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit do të zyrtarizohen më 1 shkurt
Me një ceremoni solemne virtuale, marrëdhëniet diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit do të zyrtarizohen më 1 shkurt, transmeton albinfo.ch.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, sipas së cilës Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me shtetin e Izraelit.
“Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike do të bëhet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, dhe ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, z.Gabriel Ashkenazi”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Njohja nga Izraeli është vlerësuar lart dhe është bërë e mundur falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht zotimeve të firmosura në Washington më 4 shtator.
Sipas zotimit të firmosur nga kryeministri Avdullah Hoti, ambasada e Kosovës do të hapet në Jerusalem.
“Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, është shprehur me këtë rast shefja e diplomacisë kosovare, duke shtuar se Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet më tutje në njoftim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro... -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg -
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026














