Uncategorized
“Marshi i Pashkëve” për paqen dhe kundër industrisë së luftës
"Kush mbjell armë, do të korrë refugjatë", ka qenë motoja e marshimit paqesor të Pashkëve në Romanshorn (TG)
“Marshimet e Pashkëve”, një organizim tashmë tradicional që mbahet në ditën e festës së madhe të krishterë, ka mbledhur rreth 1200 veta, 500 në Bernë dhe rreth 750 në Romanshon (TG). Në të dyja këto manifestime është protestuar kundër dhunës dhe luftërave, transmeton agjencia e lajmeve, sda. Sipas demonstruesve, “Zvicra është pjesë e makinerisë luftarake pasi që ajo eksporton pajisje ushtarake gjegjësisht armë dhe municion.
Nga ana tjetër, miliona njerëz në botë janë duke ikur të frikësuar nga luftërat e dhuna. E, në të njëjtën kohë po kërkohet të ushtrohet edhe më shumë dhunë “në luftë kundër terrorit”, kanë kritikuar protestuesit. Ndërkohë që, sipas tyre, politika e jashtme dhe ajo e ekonomisë duhej të promovonte paqen.
Marshimi në Bernë është mbajtur nën moton “çarmatim për paqe – mirëseardhje refugjatëve”.
Edhe në Romanshorn, marshi i quajtur “Bodenseemarsch” i është kushtuar përpjekjeve për paqe dhe kundër industrisë së armatimit, përcjell albinfo.ch. “Kush mbjell armë, do të korrë refugjatë”, ka qenë motoja e këtij marshimi.
Këto aktivitete janë mbështetur nga organizata të ndryshme paqësore dhe kishat.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










