E-Diaspora
Martin Shkreli dënohet me 7 vjet burg
Gjatë shpalljes së dënimit të tij, Shkreli ka filluar të qajë duke i thënë gjyqtarit se kishte bërë shumë gabime
Martin Shkreli i njohur më shumë si “njeriu më i urryer në botë”, sot është dënuar me shtatë vjet burgim.
Shefi i kompanisë farmaceutike, është dënuar në Brooklyn të Nju Jorkut dhe ka filluar të qajë para gjyqtarit duke i kërkuar atij mëshirë.
Dënimi maksimal që ai mund të merrte ishte 20 vjet burg, e prokurorët dëshironin dënimin me 15 vjet, por në fund shqiptari është dënuar me shtatë vjet, përcjell albinfo.ch.
34 vjeçari u shpall fajtor për mashtrim me letrat me vlerë gjatë vitit të kaluar dhe ka qenë në paraburgim që nga muaji shtator i vitit të kaluar.
Gjatë shpalljes së dënimit të tij, Shkreli ka filluar të qajë duke i thënë gjyqtarit se kishte bërë shumë gabime.
Ai u bë i njohur për rritje marramendëse të çmimit të barnave jetë shpëtuese për pacientët me HIV.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











