Lajme
Masakër në Tiranë, vriten në lokal 4 persona
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4.30 në kafenenë “Ante Grand”, në rrugën e “Elbasanit” në Tiranë, ku kanë mbetur të vrarë katër persona. Tre u qëlluan me plumba në kokë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në mëngjes në njërin nga lokalet e Tiranës, ku si pasojë e një përleshjeje ndërmjet dy grupeve, kanë mbetur të vrarë katër persona, njëri prej tyre me kombësi italiane. Ngjarja ka ndodhur tek Rruga e Elbasanit në orët e para të mëngjesit.
Sipas medieve shqiptare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 4.30 në kafenenë “Ante Grand”, pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja në rrugën e “Elbasanit” në kryeqytet dhe ka vazhduar edhe jashtë ambienteve të lokalit.
Mësohet se një nga viktimat është 19 vjeçari Arbër Demiraj, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, Edison Jaho, 36 veç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Enea Xhaj, vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë Paolo Azzolo, 60 vjeç me shtetësi dhe kombësi italiane, i cili ka marrë një plumb afër zemrës.
Arbër Demiri u gjet i vrarë me një plumb në kokë në makinën e parkuar jashtë lokalit, kurse Edison Jaho dhe Enea Xhaj, janë qëlluar me plumba në kokë brenda lokalit.
“Tre nga viktimat u dërguan në morg, ndërsa 60 -vjeçari italian u nis i plagosur rëndë drejt spitalit të traumës, por humbi jetën gjatë rrugës, duke e çuar në 4 numrin e viktimave”, raporton BW.
Policia Shqiptare ka arrestuar 22 persona që besohet se kanë dijeni për ngjarjen, dhe ka ndaluar 3 të tjerë, ndër të cilët edhe djalin e deputetes dhe aktores me famë shqiptare, Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani, si një nga autorët e dyshuar të krimit.
Në vendngjarje janë gjetur 2 pistoleta, me të cilat mendohet se është qëlluar dhe janë vrarë 4 personat.
Burime nga Policia bëjnë të ditur se incidenti ka nisur gjatë orëve të para të mëngjesit brenda ambienteve të lokalit, por ka vijuar edhe jashtë, aty ku është kthyer në një përleshje me armë mes 7 personave të përfshirë në konflikt.
Paraprakisht policia dyshon se ngjarja të ketë ndodhur për motive banale.
Autorët dhe viktimat kanë qenë ulur në tavolina përballë njëri-tjetrit. Ora 04:00 e mëngjesit i ka gjetur të dehur dhe burime të brendshme pohojnë se konflikti ka nisur pas një sherri të çastit.
Konstandin Xhuvani, djali i deputetes socialiste, Luiza Xhuvani është i njohur për Prokurorinë pasi që u gjet fajtor edhe një herë për vrasjen e të riut Alfred Musabelliu. Gjykata në vitin 2011 atë e dënoi me dy vjet burg.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?












