Shkurt.ch
Maurer anulon vizitën në Rusi
Përveç këtij anulimi, që mund të konsiderohet i motivuar politikisht, Zvicra është përmbajtur nga marrja e masave politike ndaj Rusisë
Ministri zviceran i mbrojtjes, Ueli Maurer ka anuluar një vizitë të planifikuar më heret në Rusi. Ai ka nujoftuar homologun e tij rus, ministrin e mbrojtjes Sergei Schoigu se për shkak të “vështirësive me termine” nga të dyja anët detyrohet të heqë dorë nga shkuarja për vizitë në Rusi.
Por, siç shkruan gazeta “Sonntagszeitung”, ky anulim në fakt është reaksion ndaj politikës ruse në Ukrainë.
Vizita qe planifikuar fillimisht për muajin prill por për shkak të ngjarjeve në Ukrainë ajo qe shtyrë pas shpërthimit të krizës së Ukrainës. Gazeta nuk ka gjetur të dhëna lidhur me përmbajtjen e planifikuar të takimit tashmë të anuluar.
Ndryshe, përveç këtij anulimi, që mund të konsiderohet i motivuar politikisht, Zvicra është përmbajtur nga marrja e masave politike ndaj Rusisë.
Ministria zvicerane e Mbrojtjes ende nuk ka vendosur nëse do ta ndalojë pjesëmarjen e flotës së fluturakeve ushtarake ruse “Russian Knights” në spektaklin ajror që mbahet në fund të gushtit në Payerne.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












