Shkurt.ch
Maurer: Situatën në fushë të azilit e kemi nën kontroll
Sipas tij nuk qëndron konstatimi se mbretëron një kaos në çështjen e azilit
Ministri federal i mbrojtjes, Ueli Maurer n uk ndan mendimin e me partinë e vet (SVP) ikur është fjala për gjendjen në fushë të azilit në Zvicër. Sipas tij nuk qëndron konstatimi i bërë nga partia e përmendur se mbretëron një kaos në çështjen e azilit.
“Aktualisht ne e kemi situatën nën kontroll” ka thënë Mauerer në një intervistë dhënë gazetës zvicerane në gjuhën frënge “Le Temps”.
Por, ka theksuar ai “ne jemi në situatë të jashtëzakonhsme”. Po ashtu ai është shprehur se nuk e di se si do të zhvillohet situata në javët e arsdshme kur valët e migrantëve që aktualisht kalojnë nëpër Ballkan do të mund të arrijnë edhe Zvicrën.
Maurer ka theksuar se Evropa tashmë “është vërshuar e tëra” ndërsa nuk funksionon më as Marrëveshja e Shengenit. Kjo shihet sidomos pas krizës më të re të refugjatëve.
“Është me të vërtetë një provim të cilin Evropa nuk do ta kishte mednuar as në ëndërr dhe për të cilin është e papërgatitur”.
Është e nevojshme të ndërhyhet drejtpërdrejt në regjionet me krizë dhe sidomos nëvendet fqinje të Sirisë dhe të Irakut. “Evropa nuk mund të marrë qindra mijë refugjatë”, ka thënë ministri zviceran në një situatë kur brenda shtatë muajve të këtij viti kufirin e BE-së e kanë kaluar tashmë rreth 340 mijë refugjatë.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













