Jeta në Zvicër
Maurer kundër “paraqitjes inferiore” të Zvicrës ndaj BE-së
Ai ka shtuar se edhe nëse na thuhet se marrëveshja për lëvizje të lirë është e panegociueshme, ne do të provojmë sërish ta negociojmë atë
Marrëveshjet bilaterale të Zvicrës me BE-në nuk do të prishen si pasojë e votimit të Iniciativës kundër migracionit masiv, që ka ndodhur dy javë më parë. I pyetur rreth një mundësie të tillë, ministri i mbrojtjes, i cili vjen nga SVP/UDC, Ueli Maurer ka thënë se kjo gjë është “e paimagjinueshme”. Në një intervistë të dhënë gazetës “Schweiz amSonntag”, Maurer ka thënë se as Zvicra dhe as BE-ja nuk kanë interes për një gjë të tillë.
Ai ka shtuar se është duke vazhduar debati për jetësimin e iniciativës. Ndërkohë sipas tij kërcënimet e BE-së për bllokimin e bisedimeve mbi kërkimet shkencore dhe ndërprerjen e shkëmbimit të studentëve janë duke u ekzagjeruar. Ai ka shtuar se edhe nëse na thuhet se marrëveshja për lëvizje të lirë është e panegociueshme, ne do të provojmë sërish ta negociojmë atë.
Ndryshe, pas fitores së iniciativës, Maurer është më ofesiv në paraqitje, duke përfaqësuar me vetëbesim qëndrimin e partisë së tij. Ai në një emision të radios srf ka kërkuar një paraqitje më të fortë të Zvicrës në bashkëbisedim me BE-në. Zvicra, sipas tij, nuk guxon që paraprakisht të nënshtrohet, gjegjësisht të jetë inferiore.
Duhet kërkuar zgjidhje me ato vende që kanë interesa të ngjashme sikur Zvicra, ku sipas tij bëjnë pjesë vendet skandinave ose ato baltike.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












