Sport
Mavraj, në ekipin e sezonit
“Mavraj është një nga katër lojtarët që nuk ka humbur asnjë sekondë lojë në ecurinë surprizë të Këlnit”, shkruhet për Mavrajn
Këlni ka qenë befasia e këtij sezoni në kampionatin gjerman, kurse njëri ndër më të merituarit ishte mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, shkruan albinfo.ch.
Vlerësimeve të shumta që ka marrë gjatë këtyre muajve, u është shtuar edhe një shumë i veçantë nga vetë Bundesliga gjermane. Ekspertët e futbollit të organizatorëve të kampionatit e kanë përzgjedhur shqiptarin në ekipin ideal të lojtarëve surprizë të këtij sezoni.
Në përshkrimin që i bëhet futbollistit shqiptar, në një formacion ku gjenden edhe emra si Marcel Schmelcer dhe Joshua Kimich, në faqen zyrtare të Bundesligës renditej si pritshmëria para nisjes së sezonit, ashtu edhe ajo që ka dhuruar që nga momenti kur filluan ndeshjet në muajin gusht.
“Lojtari i Kombëtares shqiptare humbi 20 ndeshje në sezonin e kaluar për shkak të një dëmtimi serioz në gju dhe u desh të shihte se si Dominich Maroh dhe Dominich Hainz formuan një dyshe të fortë në qendër. Pas vendit të nëntë mjaft solid të vitit të kaluar, kishte një pikëpyetje të madhe rreth pozicionit të Mavrajt në formacionin titullar. Edhe nëse Kolni do të përsëriste një sezon pa rënie nga kategoria, nuk ishte e qartë nëse ai do të siguronte një vend në fillimin e sezonit”, shkruhet për Mavrajn.
“Mavraj është një nga katër lojtarët që nuk ka humbur asnjë sekondë lojë në ecurinë surprizë të Kolnit. Deri më sot, vetëm Bayerni ka pësuar më pak gola se sa skuadra që mban vendin e gjashtë në renditje dhe një rol mjaft të madh në këtë arritje e ka edhe shqiptari me paraqitjet e tij shumë të mira”.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











