Uncategorized
Mbahet Kuvendi për Zvicrën Lindore
Me këtë rast do të zgjidhen përfaqësuesit e këtij regjioni në strukturat e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës
Në një njoftim drejtuar medieve, Kuvendi i Shqiptarëve në Zvicër bën të ditur se, në vazhdën e konsolidimit të tij, do të mbajë kuvendin regjional për Zvicrën Lindore. Siç kemi informuar me kohë, Kuvendi, në muajin qershor pati mbajtur mbledhjen themeluese në nivel qendror, me ç`rast kishin mbetur pa u përfshirë dy regjione: Zvicra lindore dhe kantoni Ticino.
“Gjatë muajve maj dhe qershor 2012, Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ka mbajtur kuvendet regjionale në pesë regjione të Zvicrës duke përfshirë kështu të gjitha kantonet, përveç Zvicrës lindore dhe Kantonit Ticino. Për ta rrumbullakësuar këtë proces, më 16 shtator mbahet Kuvendi regjional i Zvicrës Lindore ku do të zgjidhen përfaqësuesit e këtij regjioni në strukturat e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit Shqiptar.
Në kuvend do të prezantohen aktivitetet e deritashme, vizionet, pastaj do të bëhet zgjedhja e përfaqësuesve të këtij regjioni për Kuvendin qendror.
Kuvendi mbahet të dielën, më 16 shtator 2012, nga ora13 deri në orën 15, në Restaurant Cocco Bello, St. Georgenstrasse 157, 9000 St. Gallen. Sponsor i këtij takimi është Sokol Nitaj, Neks Versicherungen GmbH, thuhet në njoftimin e dërguar nga Grupi organizues për Zvicrën lindore, Jeton Kryeziu & Nazmi Jakurti.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit











