Shkurt.ch
Mbi 14 vjet burg për dy ngasësit, kanë shkaktuar vdekjen e këmbësorit
Vepra penale e cila u mvishet atyre është vrasje me paramendim prandaj masa e dënimit për ta është 7 vjet gjegjësisht 7 vjet e gjysmë heqje lirie
Gjykata Regjionale në Biel/Bienne u ka shqiptuar dy të rinjve dënime të larta me jysm pasi që me vozitjen e tyre të shpejtë e të papërgjegjshme të makinave janë gjetur fajtorë për shkaktimin e vdekjes së një personi. Vepra penale e cila u mvishet atyre është vrasje me paramendim prandaj masa e dënimit për ta është 7 vjet gjegjësisht 7 vjet e gjysmë heqje lirie.
Njëri nga këta dy persona, para katër vitesh, deri sa po zhvillonte shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë brenda vendbanimit (Täuffelen), kishte humbur kontrollin mbi makinën. Në këtë shpejtësi ai kishte goditur një familje që po ecte në trotuar, me ç`rast kryefamiljari kishte humbur jetën.
Sipas prokurorisë, dy ngasësit 22 vjeçarë ishin duke zhvilluar garë shpejtësie.
Krahas dënimit me burg, atyre u janë shqiptuar edhe dënime me gjobë ndërsa automjeti që ka shkaktuar aksidentin, është asgjësuar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin Një kolektiv prej më shumë se 250 akademikësh nga Zvicra i dërgoi një letër të hapur... -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni -
Hulumtimi i ri: Shoferët në Cyrih bllokohen në trafik për 94 orë në vit -
Të ardhurat nga ilaçet zvicerane ulen për shkak të uljes së çmimeve -
Kantonet malore nuk duan të shfuqizojnë vlerën e tyre të qirasë para vitit 2030












