Lajme
Mbi 76 milionë raste me Covid-19 në mbarë botën
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 76 milionë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 76.013.851 raste me COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në gjithë botën, shkruan tch, përcjell Albinfo.ch.
Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 17.888.353 raste deri më tani, e cila pasohet nga India (10.004.825), Brazili (7.163.912), Rusia (2.791.220), Franca (2.442.990), Turqia (1.982.090), Britania e Madhe (1.977.167), Italia (1.921.778), Spanja (1.817.448), Argjentina (1.531.374), Kolumbia (1.482.072), Gjermania (1.469.991), Meksika (1.301.546), Polonia (1.182.864) dhe Irani (1.145.651).
Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën jetën e kanë humbur 1.681.255 persona, ndërsa 53.282.158 janë shëruar duke mposhtur virusin.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













