Lajme
Mbi heqjen e policës kufitare, pushimet verore dhe zhurmën e analistëve
Në këtë numër special të verës në magazinën albinfo.ch, veç tjerash, do të luajmë rolin e ciceronit turistik duke treguar gjithçka për destinacionet tashmë të njohura turistike, në Kosovë që duhen vizituar gjithsesi
Shumë zhurmë për asgjë! Vërshuan reagimet boshe menjëherë pas heqjes së policës kufitare për qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe punojnë në shtete të ndryshme të Evropës, të cilët nga 1 korriku nuk do të paguajnë sigurimet kufitare kur hyjnë në Kosovë.
Disa organizata të shoqërisë civile kosovare e kundërshtuan këtë vendim që sipas tyre ka tendencë për keqpërdorim të parasë publike përmes financimit nga buxheti i Kosovës duke harruar që shoqatat e sigurimeve me vite kanë mbledhur haraç në kufi pikërisht nga mërgimtarët, dërgesat e të cilëve pritet të arrijnë mbi 1 miliard euro në fund të këtij viti.
Reagime të këtilla pa asnjë analizë ekonomike irrituan mërgimtarët, të cilët këtë verë mezi presin të vijnë në atdheun e tyre për pushime, pas një viti të humbur nga pandemia.
Shpenzimet e policës kufitare kapin vlerën deri 6 milionë euro për bashkatdhetarët por kritikët nga shoqëria civile dhe disa pseudo analistë që nuk ndalen me fyerjet e njëpasnjëshme për diasporën, harruan miliardat që mërgimtarët sjellin për çdo vit në vendin e tyre!
Nëse ky mbulim i pagesës është plotësisht i pajustifikueshëm atëherë si mund të shpjegohen pritjet për nivelin e rritjes ekonomike deri në 6 për qind, që në këtë rritje, pashmangshëm do të ndikojë ardhja e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, për pushime në Kosovë. Madje këtë verë mund të tejkalojnë të gjitha rekordet ngase pritet një fluks më i madh mërgimtarësh, që do të plotësojnë edhe mungesën e detyruar të vitit të kaluar.
Mbulimi i kostos së policës kufitare për mërgimtarët nga Qeveria është më së paku një mirënjohje për ta ndërsa nga ana tjetër shmang pritjet nëpër kufij të Kosovës, pritje që nuk janë të pakta në itinerarin e tyre në shumë shtete, për të ardhur në Atdhe.
Me polica kufitare dhe pa to, platforma mediale Albinfo.ch po vazhdon me misionin e saj jo vetëm të informimit të përditshëm por edhe të mbrojtjes së të drejtave të pjesëtarëve të diasporës, si dhe të mbajtjes së lidhjeve të fuqishme me atdheun e tyre.
Edhe në këtë numër special të verës në magazinën albinfo.ch do të luajmë rolin e ciceronit turistik duke treguar gjithçka për destinacionet tashmë të njohura turistike, në Kosovë që duhen vizituar gjithsesi.
Janë vende ku ju presin eksperienca të jashtëzakonshme gjatë pushimeve.
Për t`i bërë më të njohura këto vende dhe potencialin turistik që disponojnë ato, magazina albinfo.ch online&print në këtë botim special të verës sjell një prezantim ekskluziv të ofertave turistike të Kosovës.
Kënaquni me bukuritë e Kosovës!
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it










