Kultura
Mbrëmja e katërt e festivalit “Woerdz”, në shenjë të Kosovës
Në mbrëmjen e katërt një pjesë e mirë e programit iu kushtua Kosovës. Kësisoj, për 40 minuta me radhë, recitoi vargjet e saj P. J. Harvey, e cila pjesën më të madhe të krijimeve të saj ia kushtoi Kosovës.
Në mbrëmjen e katërt, në Das Spoken Word Festival (Festivali Ndërkombëtar i Fjalës së Folur), të mbajtur në Lucern, dy autorë shqiptarë nga Kosova kanë paraqitur krijimet e ciklit BALADA NGA KOSOVA, në SÜDPOL.
Siç tregon për albinfo.ch njëri ndër pjesëmarrësit (Bardhec Berisha) me nga një cikël krijimesh letrare, në ekipin e deklamimeve poetike shqip-gjermanisht, u prezantuan Bardhec Berisha e Prend Buzhala (shqip), kurse vargjet gjermanisht, të përthyera nga Bardhec Berisha, i recituan Rozë e Blertë Berisha.
Në mbrëmjen e katërt një pjesë e mirë e programit iu kushtua Kosovës. Kësisoj, për 40 minuta me radhë, recitoi vargjet e saj P. J. Harvey, e cila pjesën më të madhe të krijimeve të saj ia kushtoi Kosovës. Ajo është e njohur edhe si këngëtare që e ka dhe band-in e vet.
Salla ishte e tëra e mbushur me spektatorë që përjetuan një mbrëmje tejet impresive dhe iu duartrokitën krijuesve.
Në pjesët tjera të kësaj mbrëmjeje, u paraqitën Tim Krohn, Michael Fehr & Manuel Troller und Die Eltern (Simon Chen, Stefanie Grob dhe Sandra Künzi)…
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











