E-Diaspora
“Mbreti” i rep skenës shqiptare, Unikkatil sërish koncert në Zvicër
Sipas informacioneve që ka siguruar portali “albinfo.ch”, koncerti do të mbahet me 21 qershor në Fribourg të Zvicrës
Pas suksesit të madh që e kishte pesë vite më parë në Zvicër dhe dy viteve në Kosovë, rep – këngëtari më i famshëm shqiptarë Rebel a.K.a Unikkatil rikthet sërish për të mbajtur një koncert në Zvicër. Në këtë koncert që do të mbahet me 21 qershor në Fribourg të Zvicrës do të publikohen këngët e reja të tij si dhe do të këtë edhe mysafirë të shumtë nga estrada shqiptare.
Reperi kosovarë, Viktor Palokaj i njohur me nofkën Rebel a.K.a Unikkatil pas pesë viteve rikthehet serish në Zvicër për të mbajtur një tjetër koncert madhështor.
Sipas informacioneve që ka siguruar portali “albinfo.ch”, koncerti do të mbahet me 21 qershor në Fribourg të Zvicrës.
Për të marr më shumë informacione dhe rezervime të biletave është hapur edhe një uebfaqe në internet ëëë. unikkatil.ch, në të cilën shkruan:
“Rebel aka Unikkatil – emër i madh i muzikës rap në trojet shqiptare, emër i cili bëri revolucion në skenen e muzikës shqiptare arriti që me 15 korrik 2012 të mbush një stadion të tërë më dashamirës të muzikës së tij dh eta bëj një natë të paharruar. Viktor Palokaj nuk ndalon me kaq – ai rikthehet skenës sërish me 21 qershor 2014, por jo në Kosovë, kësaj here në Fribourg të Zvicrës.
Unikkatil poashtu me 21 qershor do të prezantojë albumin e tij më të ri, i cili pritet me padurim nga fansat e tij…” shkruan kjo faqe.
E po ashtu edhe vet Viktor Palokaj e ka paralajmeruar këtë koncert në profilin e tij në “Facebook”:
““Keni dëgjuar për koncert, po ende nuk e dini se kur dhe ku? Ku do ketë plot mysafirë dhe muzikë të re? Ja ku dhe kur… Fribourg, Switzerland me 21 qershor. Në ndërkohë do të lansojmë edhe diçka të re”, ka shkruar reperi Palokaj.
Përpos Rebel aka Unikkatil në këtë koncert i cili po pritet me interesim të madh, paralajmerohet se do të performojnë edhe plot fytyra tjera nga estrada Shqiptare.
Unikkatil mbetet ende i vetmi këngëtar shqiptar që ka arritur të këtë koncertin më të madh në Zvicër dhe i vetmi që dy vite më parë, ka arritur të mbush stadiumin e Prishtinës në Kosovë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin...
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër














