Shkurt.ch
“Mbreti” i ri i mundjes, Matthias Sempach
Nga çdo garë e “Schwingerfest” kurorëzohet “Mbreti” i ri. Kësaj here mbreti quhet Matthias Sempach
Ka përfunduar të dielën në Burgdorf të Emmentalit, Kantoni i Bernës, manifestimi më i madh sportiv që mbahet tradicionalisht në Zvicër, i njohur si “Schwingerfest”, (festa e sportit të mundjes tradicionale të Zvicrës). Ishte paraparë që në këtë festë me karakter garash të merrnin pjesë rreth 250 mijë vizitorë por kjo shifër është tejkaluar dukshëm, duke arritur në rreth 300 mijë sish.
Nga “Schwingerfest” për çdo garë kurorëzohet “Mbreti” i ri, ai që del më i miri. Kësaj here mbreti quhet Sempach Matthias. Ai vjen nga Emmentali, ka 27 vjeç dhe në finale ka mundur kolegun e tij nga grupi i Bernës, Stucki Christian.
Sempach trashëgon kështu kurorën nga Wenger Kilian, fitues i vitit 2010.
Fitorja e tij ka qenë gjithsesi e merituar. Pas shtatë fitoresh ai ka mundur në përballjen e tetë edhe sfiduesin e tij më të madh, Stuckin, për të cilin kjo ka qenë humbja e parë për këtë vit.
Festës së mundësve i është dhënë publicitet nga mediet zvicerane, sidomos ato të Zvirës gjermane, pasi që ajo transmeton vlera të traditës së Zvicrës së hershme.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore










