Shkurt.ch
Mbyllet kampi ushtarak “Casablanca”
Hapësira e liruar i është dorëzuar komunës së Suharekës, e cila planifikon ngritjen e një parku industrial dhe tregtar, të shkollave etj.
Pas trembëdhjetë vitesh shfrytëzimi intensiv, Kampi Casablanca, në afërsi të Suharekës ka përfunduar misionin e tij.
Me reduktimin e kontingjentit austriak në Kosovë dhe me tërheqjen e paradokohshme të njësiteve ushtarake gjermane, shfrytëzimi i këtij kampi qe reduktuar aq shumë sa që mbajtja e tij e mëtutjeshme nuk ia vlente më nga aspekti teknik dhe ai ekonomik, thuhet në një komunikatë të publikuar në portalin e departamentit zviceran të mbrojtjes.
Kampi është zbrazur javën e kaluar dhe hapësira e liruar, përmes Unmik-ut i është dorëzuar komunës së Suharekës, e cila në atë sipërfaqe planifikon ngritjen e një parku industrial dhe tregtar, të shkollave dhe të një tregu.
Me këtë ndryshim, për ushtrinë zvicerane në Kosovë ka filluar një kapitull i ri, përkundër faktit se në mandatin e SWISSCOY ka fare pak ndryshime.
Ushtarët e SWISSCOY-t, të stacionuar deri më tash në kampin Casablanca, janë bartur në qendrën kryesore të KFOR-it në Prishtinë dhe në kampin e Prizrenit.
Krahas aktiviteteve për KFOR-in në logjistikë, Zvicra ka angazhim të shtuar me personelin e saj në programin “Liasion und Monitoring Teams” (LMT). Ushtarët që bëjnë pjesë në këtë ekip banojnë jashtë kampeve ushtarake. Ata, kanë një mbikëqyrje të drejtpërdrejtë mbi gjendjen aktuale në vend përmes afërsisë që kultivojnë me popullatën e vendit, thuhet në komunikatën e Departamentit federal të mbrojtjes.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës











