Kosova
Më 21 prill nuk do të votohet në shkollat serbe, drejtorët nuk lejuan
33 shkolla kanë refuzuar të lejojnë votimin për shkarkimin e kryetarëve në veri më 21 prill.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se vetëm 10 të tjera janë të qasshme.
Më 15 prill, siç ka thënë Burim Ahmetaj nga Sekretariati i KQZ-së, është kërkuar një takim me kryetarët e komunave, drejtorët e arsimit dhe drejtorët e shkollave në veri, por ka dështuar. Drejtorët e shkollave nuk erdhën në takim, ka thënë kryetari i KQZ-së.
“Drejtorët e shkollave kanë refuzuar t’i japin qasje KKZ-ve në shkolla me pretendimet se në këto shkolla tashmë janë organizuar aktivitete”, ka thënë Ahmetaj.
Ahmetaj ka thënë se po punohet në mënyrë intensive për të gjetur lokacione alternative.
Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë se është detyrim i institucioneve të Kosovës që t’i hapin shkollat për votime.
“KQZ-ja në bashkëpunim me komunat e ka për obligim që ta njoftojë Prokurorinë dhe në bazë të detyrës zyrtare të ngre aktakuzë dhe të ndjekë penalisht çdo person që e pengon në çfarëdo mënyre procesin. Nuk duhet të heshtim. Kjo është lojë e rrezikshme. Ato janë objekte të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurteshi.
Anëtari i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani, ka thënë se veprimi i serbëve është bojkot i procesit zgjedhor dhe duhet ndjekur penalisht.
Lista Serbe ka bërë thirrje për bojkot të votimit për shkarkimin e kryetarëve, ndonëse pati përkrahur peticionin që i ka hapur rrugë procesit./Koha.net
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












