Shkurt.ch
Me gjithë ashpërsimin e ligjit, 150 raste të vozitjes së shpejtë
Me gjithë dënimet e rrepta që janë në fuqi që nga janari i këtij viti, janë regjistruar 150 raste ku janë kapur vozitës të shpejtë (raser) rrugëve të Zvicrës
Tre vozitës të shpejtë (raser) kanë mbetur këtë fundjavë pa automjetet e tyre në kantonin e Soloturnit, ngase ishin sekuestruar nga policia.
Një 24-vjeçar boshnjak dhe një 18-vjeçar zviceran kanë mbetur pa BMW-të e tyre, duke bërë garë në rrugët e qytetit me shpejtësi 125 km në orë. Dhe 24-vjeçari nga Kosova e kishte të njëjtin fat. Ai po ngiste BMW-në e tij në fshat me shpejtësi 111 km në orë.
Nuk i shpëtuan as arrestimit. Edhe ish-futbollisti i Baselit, Raul Bobadilla, u kap në Seewen me Maseratin e tij me shpejtësi 111 km në vend të 50 km / h.
Tashmë paketa e masave “Via Sicura” kundër vozitësve të shpejtë (raser) që është në fuqi që nga 1 janari ka dhënë rezultatet e para.
Një automekanik 23-vjeçar, i cili po voziste 149 km në orë në vend të 80 km / h në Argau është dënuar me 18 muaj burgim dhe 4000 franga gjobë.
Kantonet kanë nxjerrë rezultatet e para nga aksionet kundër vozitësve të shpejtë që janë regjistruar që nga fillimi i vitit. Nga kjo mund të konkludohet se ka pasur të paktën 150 raste ekcesesh të
vozitësve të shpejtë (raser) në mbarë vendin. Policia ditët në vijim ka planifikuar në disa lokacione kontrolle me radar dhe patrulla të veçanta, kanë bërë të ditur autoritetet policore në Bernë dhe Ticino.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Zvicër
-
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? Numri i lejeve për blerjen e armëve është rritur ndjeshëm në vitin 2025... -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër











