Lajme
Me Jahjagën presidente, fillon histori e re e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, pas takimit me presidenten e re, Atifete Jahjaga, ka thënë se konsensusi politik i arritur në Kosovë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe për daljen nga kriza politike, duhet të merret shembull nga vendet e rajonit, ndërsa zgjedhjen e saj për presidente e ka quajtur si një lajm të mirë në historinë e re të Kosovës.
Për marrëveshjen e arritur, Thaçi ka falënderuar kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacollin, por po ashtu edhe ambasadorin amerikan Christopher Dell dhe përfaqësuesit e BE-së në Kosovë.
“Ky është respektim i vullnetit të qytetarëve të vendit për personalitetin e presidentit, që të ruhet uniteti qytetarë e politik, por është lajm i mirë për historinë e re të Kosovës, historinë politike dhe qytetare, është një lajm që i ka munguar Kosovës, por edhe vendeve në rajon. Kjo tregon se Kosova tri vjet pas pavarësisë po e zhvillon demokracinë, po kultivon raportin pozitë-opozitë, po merr përgjegjësi të përbashkëta dhe korrekte. Ky është një model i mirë edhe për rajonin”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, nga dita e djeshme ka filluar një histori e re politike për Kosovën dhe një agjendë e reformave, të cilat do të shkojnë deri në fund dhe Qeveria do ta ketë rolin e saj dhe bashkë me opozitën do të ketë një qëndrim të përbashkët për interesat e vendit.
Thaçi është zotuar se do ta zbatojë marrëveshjen e nënshkruar me partnerin e koalicionit, Behgjet Pacollin dhe me kreun e opozitës, Isa Mustafa.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











