Lajme
Me miratimin e buxhetit, rriten edhe pagat
Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi tërheq vërejtjen se në rast të mos realizimit të premtimeve, BSPK do të ndërmarrë hapa tjerë
“Gjatë takimit me zyrtarë qeveritarë kemi marrë premtimin se marrëveshja për ngritjen e pagave do të respektohet si dhe se pagesa për muajin janar dhe shkurt do të bëhet në mënyrë retroaktive”. Kështu ka thënë kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, duke shtuar gjithashtu se nuk duhet të nënshkruhen listat me paga të vjetra.
Ai ka theksuar më tej se Qeveria ka bërë të ditur se ngritja e pagave do të bëhet pas miratimit të ligjit për buxhetin.
Sipas kësaj del se ngritje pagash nuk do të ketë as për muajin shkurt. Arifi tërheq vërejtjen se në rast të mos realizimit të premtimeve, BSPK do të ndërmarrë hapa tjerë. “Ne do t’i shfrytëzojmë sipas statutit tonë edhe hapat tjerë”.
Arifi ka rikujtuar se nuk ka pasur marrëveshje me Qeverinë për afatin se kur duhet të merren pagat me ngritje.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla













