Jeta në Zvicër
Më pak aborte, sidomos në mesin e grave të reja
Vitin e kaluar në Zvicër janë kryer 10.255 aborte, 20 më pak se vitin e kaluar. Veçanërisht kanë rënë abortet te gratë e reja, adoleshentet.
Numri i përgjithshëm i aborteve ka regjistruar vitin e kaluar rënien e pestë radhazi. Kështu tregon Zyra Federale e Statistikave. Më 2010 ishin raportuar 11.000 aborte.
Abortet në vitin 2015 kanë prekur 727 vajza dhe gra të reja, mes moshës 15 dhe 19 vjeçe. Këto janë 89 aborte, ose 11 për qind më pak se në vitin 2014. Shumica e këtyre ndërhyrjeve kanë qenë vitin e kaluar në mesin e të rinjve nga Gjeneva (7.2) dhe Neuchâtel (4.8).
Gjeneva, së bashku me Vaud-in nga totali i grave rezidente në Zvicër kanë regjistruar normat më të larta të aborteve (11.9, respektivisht 8.8 në 1.000). Në vendin e tretë vjen Neuchâtel (7.6), ndjekur nga Zürich (7.4) dhe Basel-Stadt (6.7). Normat më të ulëta janë regjistruar në Zvicrën Qendrore.
Si në vitet e mëparshme, 95 për qind e aborteve janë bërë në 12 javët e para të shtatzënisë.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













