Shkurt.ch
Më pak të huaj bëhen zviceranë
Gjatë 2011-ës rreth 39.900 njerëz ishin natyralizuar në Zvicër, 6 për qind më pak se vitin paraprak
Për çdo vit më pak se 3.500 njerëz do të pajisen me pasaporta zvicerane, nëse ndryshimet e ligjit të së drejtës për nënshtetësi i miraton parlamenti. Komisioni Federal për Çështje të Migracionit bën thirrje për një ndryshim rrënjësor të sistemit të nënshtetësisë.Gjatë 2011-ës rreth 39 mijë njerëz kishin marrë pasaporta zvicerane. Me rishikimin e planifikuar të së drejtës për shtetësi gjatë vjeshtës, kërkesa tashmë për natyralizim prej 8 vjetësh mund të bëhet vetëm pas 12 vjetësh qëndrimi në Zvicër.
Megjithatë, vetëm qytetarët me leje qëndrimi të përhershme C mund të gëzojnë të drejtën për natyralizim në Zvicër. Edhe kjo rezulton me 5 mijë pasaporta zvicerane më pak në vit.
Nga ana tjetër, gjatë 5 vjetëve të fundit është rritur ndjeshëm përqindja e atyre të cilët nga viti 1992 deri në vitin 2010 ishin 12 për qind të rregullt dhe 18 për qind të atyre me leje qëndrimi B ose F që kishin marrë shtetësinë zvicerane.
Në përgjithësi me revizionin e përgjithshëm do të ketë rënie prej rreth 3500 natyralizimeve, që do të thotë më pak se 10 për qind.
Komisioni Federal për Çështje të Migracionit bazohet në të dhënat e një studimi që analizon natyralizimin në 20 vjetët e fundit në Zvicër.
Numri i të huajve që marrin pasaporta zvicerane shënon rënie që nga 2007-a, thuhet në studimin e Komisioni Federal për Migracionin (EKM)
Studimi ka ardhur gjithashtu në përfundimin se shkalla e natyralizimit është shumë më e ulët në zonat rurale sesa në qytete.
“Rezultatet e studimit mbështesin Komisionin Federal për Çështje të Migracionit në kërkesën e tij për një ndryshim të sistemit në procesin e natyralizimit”, tha Valter Leimgruber, kryetar i EKM-së, në një konferencë me gazetarë në Bernë.
Një proces modern i natyralizimit duhet të jetë i njëjtë nëpër kantone dhe komuna.
Harmonizimi i procedurave në përputhje me kritere transparente mund të sigurojë qasje të barabartë në marrjen e shtetësisë për të gjithë të huajt, thonë zyrtarët e EKM-së. Gjithashtu ata propozojnë natyralizimin me automatizëm të të huajve të brezit të dytë.
Në vijim, studimi në fjalë:
Gjermanisht: http://www.ekm.admin.ch/de/aktuell/index.php
Frëngjisht: http://www.ekm.admin.ch/fr/actuel/index.php
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës Shoqata e qiramarrësve të kantonit (ASLOCA) ka mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për të nisur një referendum... -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje -
Më pak udhëtime zvicerane drejt SHBA-së -
Zvicër: Rritje e vazhdueshme e numrit të personave që shmangin pagesën e biletës -
Kantoni zviceran do të votojë për uljen e pagesave të ndihmës sociale pas 2 vitesh












