Më pak të huaj kërkojnë pasaportën zvicerane
Shtetasit e Serbisë kanë bërë për një të tretën më pak kërkesa. Kjo lidhet edhe me heqjen dorë të kosovarëve nga kjo shtetësi
Gjatë vitit 2011 numri i kërkesave të shtetasve të huaj për të marrë shtetësinë zvicerane ka shënuar një rënie prej 6 për qind. Rënia më amdhe e këtyre kërkesave është shënuar te shtetasit serbë, ndërkohë që mjaft e madhe rënia edhe te shtetasit gjermanë.
Sipas Entit Federal për Migracion, numri i përgjithshëm i personave që kanë fituar shtetësinë e Zvicrës në vitin 2011 ka qenë 36266 veta, ose 6% më pak se në vitin 2010. Kjo njëherësh është shifra më e ulët e shënuar në gjashtë vitet e fundit, ka njoftuar gazeta “Sonntag”.
Sipas kësaj gazete, rënie të madhe ky numër ka shënuar te shtetasit e Serbisë. Përkundër faktit se ata vazhdojnë edhe më tej të jenë të huajt me më së shumti kërkesa për shtetësi zvicerane, gjatë vitit që shkoi këtë kërkesë e kanë bërë 4300 sish, ndërkohë që në vitin 2010 kanë qenë 6800. Kjo i bie që rënia është më shumë se një e treta.
Një ndër arsyet e zvogëlimit të kësaj shifre ka të bëjë me kosovarët, të cilët në masë të madhe kanë hequr dorë nga shtetësia serbe. Ata, para kësaj, kanë përbërë një përqidje të lartë të shtetasve të Serbisë që kërkonin shtetësi zvicerane.
Po kështu, sipas gazetës, nga vala e madhe e shtetasve të vendeve të ish Jugosllavisë të ardhur në Zvicër kanë kaluar mbi 12 vjet. Pikërisht 12 vjet është edhe “pragu” për të kërkuar shtetësinë zvicerane. Prandaj, shumica e madhe e ballkanasve e ka tejkaluar tashmë këtë prag dhe e ka bërë kërkesën. Një arsye tjetër, thotë “Sonntag” është ashpërsimi i kritereve.
Ndërsa edhe te gjermanët është shënuar një rënie e dukshme. Arsyeja kryesore duket se ka kaluar fluksi i parë i madh pas vitit 2007 kur qe lejuar mbajtja e shtetësisë së BE-së për ata që marrin shtetësinë zvicerane.
Shkak tjetër është mundësia që gjermanët, si qytetarë të BE-së, pas marrëveshjes për lëvizjen e lirë, të lëvizin lirshëm dhe të kenë, edhe në Zvicër, të drejta pothuaj të barabarta me zviceranët .
E-Diaspora
-
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge Një shtetas kosovar është arrestuar në zonën e Goteborgut, në Suedi, si rezultat i një operacioni... -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicra paralajmëron për rreziqet e ruajtjes së të dhënave shtetërore jashtë vendit Autoritetet zvicerane të mbrojtjes së të dhënave kanë paralajmëruar institucionet shtetërore për rreziqet e ruajtjes së... -
A mund të detyrojnë kompanitë farmaceutike rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër? -
Studim i ri zbulon pse zjarrfikësit profesionistë në Zvicër po largohen nga profesioni -
Ndërprerje udhëtimi që priten kur fluturoni nga Zvicra këtë sezon festash -
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë












