Shkurt.ch
Më së paku nëna tinejxhere në Zvicër
Gjithsej 1.1 % të lindjeve në Zvicër bëhen nga gra që kanë më pak se 20 vjeçe, që është dukshëm nën mesataren evropiane, e cila mbërrin në 2.7%
Femrat që lindin fëmijë, ende pa i mbushur 20 vjet marrë përgjithësisht janë të rralla në Evropë. Ndërsa në Zvicër ka më së paku të tilla. Gjithsej 1.1 % të lindjeve në Zvicër bëhen nga gra që kanë më pak se 20 vjeçe, që është dukshëm nën mesataren evropiane, e cila mbërrin në 2.7%. Ndërkaq, sa u përket nënave që lindin në moshën mbi 35 vjeçare, Zvicra mban një ndër pozicionet më të larta në Evropë.
Në një raport të bërë nga autoritetet kompetente të BE-së lidhur me nënat tinejxhere, për herë të parë janë përfshirë edhe të dhënat nga Zvicra, njofton Zyra Federale për Statistikë (BfS).
Shkalla më e lartë e nënave të moshës nën 20 vjeçare brenda BE-së është shënuar në Rumani, 10.6%. ndërsa Italia, Danimarka dhe Holanda kanë shkallë të përafërt me atë të Zvicrës. Nga shtetet e Evropës Perëndimore Britania e Madhe ka një shkallë lart mbi mesataren: 5 për qind. Ndërsa në SHBA 9.2% të shtatzënave janë tinejxhere.
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
Shoferët zviceranë paralajmërohen për mashtrimet me vinjetat elektronike në autostradë Popullariteti në rritje i vinjetës elektronike ka ndihmuar në nxitjen e mashtrimeve... -
Kandidatët për parlamentin zviceran do të marrin pagesa papunësie pa kërkuar punë -
Macron bëhet ikonë e modës në Davos -
SWISS anulon disa fluturime -
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane












