Shkurt.ch
“Më së shumti delikte nga të huajt pa qëndrim të rregullt”
Penalisti Martin Killias: "Numri i delikteve të kryera nga të huajt me status të parregullt, si azilkërkues me status të refuzuar, imigrantë ilegalë etj. është dukshëm më i madh krahasuar me ato të kryera nga të huajt tjerë, me qëndrim të përhershëm në Zvicër"
Profesori i njohur zviceran i të drejtës penale, Martin Killias, shprehet kritik lidhur me qasjen e shoqërisë zvicerane në raport me trendin në rritje të delikteve të dhunës. Sipas raportit më të ri të Entit Federal për Statistikë, gjatë vitit 2012 në Zvicër është shënuar shtim i madh i numrit të delikteve të dhunshme, sidomos i atyre të kryera nga të huajt.
Duke folur për këtë trend, Killias në një intervistë të dhënë gazetës “Tages Anzeiger” përpiqet t`i shpjegojë shkaqet që kanë sjellë në këtë pikë.
Shtimi i krimeve për 8% brenda vitit është një dëshmi për qasjen e gabuar të Zvicrës me kriminelët e huaj, thote Killias. Ndërkaq ai sqaron se gjatë vitit 2011 kishte një rënie të theksuar të delikteve të kryera nga të rinjtë. Sipas tij, kjo rënie mund të shpjegohej kryesisht me faktorë demografikë.
“Së pari, numri i të rinjve të mitur, me prejardhje nga vendet e ish Jugosllavisë brenda pak vitesh është zvogëluar për 50 për qind – ndërsa ata përbënin një përqindje të madhe në statistikat e kriminalitetit. Së dyti, të rinjtë e ardhur nga ish Jugosllavia, aktualisht janë më pak delinkuentë – një zhvillim ky shumë pozitiv. Por, edhe ndryshimet e tilla kanë një fund në kohë. Për këtë arsye statistika më e fundit flet për një rritje të tillë”.
Killias ka përmendur se vetëm një kanton, ai i Gjenevës, ka shënuar njërënie të theksuar të delikteve. Kjo sipas tij ka ardhur si rezultat i investimit enorm të këtij kantoni në sigurinë publike, shtimin e numrit të policëve, të patrullave gjatë natës etj.
Profesori i të drejtës penale më tutje ka thënë se ajo që bie në sy është se numri i delikteve të kryera nga të huajt me status të parregullt, si azilkërkues me status të refuzuar, imigrantë ilegalë etj. është dukshëm më i madh krahasuar me ato të kryera nga të huajt tjerë, me qëndrim të përhershëm në Zvicër. Krimet në fjalë, sipas Killias, ndoshta mund të parandaloheshin sikur të kishte një prani më të madhe policore.
Duke u përgjigjur rreth asaj se çfarë është duke u bërë gabim që ka një rritje të tillë të krimit, Killias thotë: Zviceranët jabë të fascinuar nga pyetja se si të dëbohen të huajt kriminelë nga vendi. Por në vend të kësaj do të duhej të pyesnim: si të pengojmë përgjithësisht ardhjen e tyre në Zvicër. Zvicra nuk strehon më shumë imigrantë ose ilegalë se vendet tjera evropiane, por më shumë të tillë në Zvicër vinë me synime kriminele. Këtë e shkakton atraktiviteti i vendit, lehtësia për fitim të shpejtë dhe në mënyrë të paligjshme, si për shembull me shitje të drogës. Dhe personave që kapen duke bërë veprime të tilla, nuk u ndodh kushedi se çfarë.
Në Zvicër kriminelët tepër rrallë përfundojnë në burg: askund nuk shqiptohen aq shumë dënime me kusht sikur në Kosovë. Prandaj ne duhet ta ulim këtë atraktivitet. Nga ana tjetër Zvicra si vend azili nuk është atraktive për njerëzit që duan të sillen në mënyrë korrekte”, ka thënë Martin Killias.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Zvicër
-
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj Depot e vetë-ruajtjes po përdoren gjithnjë e më shumë në Zvicrën frëngjishtfolëse, veçanërisht për shkak të... -
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve -
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara












