Shkurt.ch
Më shumë fluturime të lira, më pak saktësi
Gjithnjë e më shumë po shtohen ofertat e fluturime të lira në mbarë botën
“Ryanair“ kthehet në Bazel, «Easyjet» zgjerohet në Zvicër. Zvicra është një treg shumë fitimprurës për linjat ajrore me kosto të ulët. Hulumtuesit Jeffrey T. Prince dhe Daniel Simon nga shkolla Kelley e Biznesit kanë bërë një studim për fluturimet e lira nëpër botë.
Në 275 raste fluturimesh që morën në studim konstatuan vonesa aeroplanësh mbi 15 minuta me 3.2 pikë përqindjeje. Me arsyet e vonesave nuk u morën studiuesit në studimin e tyre. Mirëpo, ata erdhën në përfundim se kompanitë ajrore me kosto të ulët ofrojnë çmime të lira, por nuk shqetësohen për aspekte të tjera, siç është saktësia e orarit të fluturimit.
“Swiss” nuk do ta ketë vënë re një zhvillim të tillë. “Përpikëria e orarit të fluturimeve te ne plotësohet gjithmonë mbi 80 për qind”, thotë zëdhënësja e “Swiss”, Susanne Mühlemann.
Presioni nga kompanitë me kosto të ulët është në rritje në mbarë botën. “Norwegian Air”, kompania me kosto të ulët evropiane, po bën plane për fluturime në destinacione më të gjata.
Edhe “Ryanair” ka njoftuar se së shpejti do të fillojë fluturimet edhe nga aeroportet kryesore evropiane. Gjithashtu edhe Cyrihu mund të jetë një objektiv i “Ryanair”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë












