Shkurt.ch
Më shumë martesa, më shumë fëmijë, më pak vdekje
Më 2014 janë regjistruar më shumë martesa në Zvicër. Po ashtu raportohet për rritje të numrit të lindjeve, ndërsa statistikat flasin për rënie të divorceve.
Më 2014 janë kurorëzuar 41.200 çifte, 3.6 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Rritja është shënuar mes shtetasve zviceranë (4,4 për qind), po edhe mes shtetasve të huaj (3,9 për qind) dhe te çiftet e përziera në nivel vendi (2,4 për qind). Këto të dhëna i ka bërë publike Zyra Statistikore Federale e Zvicrës (FSO).
Që nga viti 2006 numri i divorceve është në rënie. Një trend që vazhdon edhe më 2014. Kështu, numri i divorceve ka shënuar rënie nga rreth 17.000 sa ishte më 2013, në rreth 16.500 më 2014. Kjo paraqet një rënie prej 3.7 për qind.
Zyra Statistikore sjell rezultatet edhe për fëmijët e lindur më 2014. Janë 83.800 fëmijë që kanë lindur vitin e kaluar. Bëhet fjalë për një rritje prej 1.2 për qind. Megjithatë, ka pasur dallime të mëdha në mes të kantoneve. Më shumë se gjysma e numrit të lindjeve në rritje është regjistruar në kantonin e Obwalden (13,2 për qind) dhe në Thurgau (5.7 për qind). Rënia më e theksuar është regjistruar në Nidwalden (-6,4 për qind) dhe Appenzell (-10,6 për qind).
Si çdo vit, edhe më 2014 kanë lindur më shumë djem (43.100), ndërsa vajza më pak (40.700). Mosha mesatare e nënave, megjithatë vazhdon të rritet. Më 2014 ajo ishte 31.8 vjet, ndërsa më 2013 ishte ende në 31.6 vjet.
Ndërsa më 2014 janë regjistruar 63.600 vdekje.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike











