Lajme
Më shumë përkrahje për gratë e biznesit
Ministrja Vlora Çitaku tha gratë kosovare kanë nevojë edhe për më shumë përkrahje për të arritur në emancipimin e plotë në shoqëri e veçanërisht në biznes
Një numër i konsiderueshëm i grave kosovare janë të përfshira në biznes, që nënkupton se gratë në Kosovë po emancipohen në të gjitha fushat e veprimit. Por, që roli i gruas të jetë më i fuqishëm edhe në biznes, duhet mbështetje institucionale edhe nga organizatat ndërkombëtare.
Kështu u tha të martën në një takim të përbashkët organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian së bashku me përfaqësuesit e ambasadave të akredituara në Kosovë, me organizatat relevante, shoqërinë civile, si dhe donatorët ndërkombëtarë me temë: mundësia e përfshirjes së grave në biznes.
Pjesëmarrësit thanë se takimet e këtij lloji janë shumë të rëndësishme me qëllim të koordinimit sa më të mirë në stimulimin e mëtutjeshëm të përfshirjes së grave në biznes.
Ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku tha se është jashtëzakonisht e interesuar edhe më tutje të ngritë bashkëpunimin institucional në mes shoqërisë, për përfshirjen sa më të madhe të grave në biznes në një kohë kur e gjithë bota, sipas saj, promovon emancipimin e gruas në forma të ndryshme.
“Adresimi i çështjeve si pavarësia ekonomike e grave, përfshirja e tyre në trashëgiminë familjare apo përfshirjes në politikë dhe vendimmarrje, kërkon përkushtim të vazhdueshëm nga të gjithë akterët relevant”, deklaroi ministrja Çitaku, duke ofruar përkrahje për gratë që merren me biznes.
Sipas Çitakut, këto gra kanë nevojë edhe për më shumë përkrahje për të arritur në emancipimin e plotë në shoqëri dhe shumë meritor.
“Sidoqoftë këto përfaqësuese të rrespektuara nuk janë gjithë femrat e Kosovës, ato janë kudo dhe kudo duhet të përkrahen,mendoj se ende na presin shumë sfida për të fuqizuar gruan edhe më tutje në sferen publike të Kosovës”, deklaroi ministrja kosovare.
Edhe Astrid Green, shefe ekzekutive dhe drejtoreshë Menaxhuese e Projektit “Athene Projekt” e konsideroi shumë të rëndësishëm përfshirje aktive të grave në biznes. “Jam këtu për të folur për gratë sipërmarrëse në biznes sidomos atyre në Kosovë, për të koordinuar donatorët e ndryshëm”, deklaroi ajo.
Në fund ministrja Çitaku falënderoi të gjithë donatorët për kontributin e tyre të vazhdueshëm në fushën e barazisë gjinore, e në veçanti Bashkimin Evropian, SHBA, UNDP, UNWOMEN-in, Suedinë, Finlandën, Austrinë, etj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











