Lajme
Më shumë se një e treta e zviceranëve kanë punuar nga shtëpia më 2020
Mbi një e treta e punonjësve kanë punuar nga shtëpia, të paktën një pjesë të kohës vitin e kaluar, si rezultat i pandemisë Covid-19, përcjell albinfo.ch.
Shifrat ndryshonin në varësi të sektorit, duke filluar me punëtorët e TIK (teknologjisë së informacionit dhe komunikimit) që kishin më shumë orë pune nga shtëpia.
Në këtë sektor 76.3% e të punësuarve kanë punuar në zyrën e tyre shtëpiake gjatë gjithë vitit, tha Zyra Federale e Statistikave në një deklaratë të hënën.
Sondazhi bazohet në të dhëna nga Sondazhet e Forcave të Punës Zvicerane të viteve 2019 dhe 2020. Në vendin e dytë ishte sektori i financave dhe sigurimeve, me 61.4% të punës së bërë në shtëpi. Sektorët e arsimit dhe trajnimit, shërbimeve profesionale dhe shërbimeve shkencore dhe teknike kishin gjithashtu më shumë se gjysmën e punonjësve të tyre që punonin në shtëpi të paktën një pjesë të kohës.
Në përgjithësi, 34.1% e të punësuarve kanë punuar në shtëpi gjatë gjithë vitit ose pjesërisht. Në vitin 2019 shifra ishte vetëm 24.6%, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










