Shkurt.ch
Më shumë se një milion milionerë në Kinë
Numri i njerëzve në Kinë me pasuri mbi një milion dollarë u rrit me 3.8 për qind në vit dhe tani llogaritet të jenë më shumë se një milion milionerë.
Ky numër është rritur pavarësisht masave antikorrupsion të qeverisë në Pekin dhe programit shtrëngues, thotë studimi.
Numri i njerëzve tejet të pasur, të cilët zotërojnë pasuri me vlerë të paktën 100 milionë juan (16 milionë dollarë), për të njëjtën periudhë u rrit me më shumë se 3.7 për qind, në 67 mijë, thuhet në një raport të agjencisë së lajmeve AFP.
Pekini ka regjistruar numrin më të madh të kinezëve të pasur, ose rreth 192.000 milionerë dhe 11.300 njerëz të super të pasur.
Është parashikuar që në tre vjetët e ardhshëm numri i milionerëve (në dollarë) mund të arrijë në 1.21 milionë, ndërsa jashtëzakonisht të pasur do të jenë rreth 72 mijë veta.
Në mesin e milionerëve kinezë dominojnë biznesmenë, investitorët e tregut të aksioneve dhe menaxherët shumë mirë të paguar.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












